KreuCelebrity

“Dy gëzime në një ditë” Adrola Dushi feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me njeriun e saj të shtrenjtë!

Për bukuroshen Adrola Dushi dita e sotme është shumë e veçantë pasi feston ditëlindjen, dhe mbush 28 vjeçe.

Në mesnatë Adrola ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram pamje nga festa e bukur që ka organizuar, ku shihet lumtur dhe e rrethuar nga njerëzit e saj të zemrës.

Adrola paska dy gëzime në një ditë, pasi edhe vëllai i saj ka ditëlindjen dhe mbush 35 vjeç. Ajo ka shpërndarë një video nga momenti që ata fryjnë qirinjtë e tortës.

“Është ditëlindja e tij. E kam dashur gjithmonë. Vëllai im i dashur”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë që ka publikuar me të!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF