KreuCelebrity

Humbën jetën familjarisht, përcillen mes lotëve për në banesën e fundit

Humbën jetën familjarisht, përcillen mes lotëve për

Përcillen për në banesën e fundit familja me 4 anëtarë që humbën tragjikisht jetën ditën e djeshme. Mes lotëve dhe dhimbjeve iu dha lamtumira e fundit nga familjarët Eduart Gushit, 44 vjeç, bashkëshortes së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva.

Në ceremoninë e varrimit janë të pranishëm familjarët e viktimave, ku shumica e tyre udhëtuan që dje nga Greqia drejt Patosit.

Ngjarja që ndodhi ditën e djeshme ka tronditur mbarë opinionin publik, ku thuhet se një mjet tip Audi, ku udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se shkak ishte shpejtësia e lartë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF