
Maja nuk i përmbajti dot emocionet tek “Rudina”, ku teksa foli për këngët e saj të kthyera në hite, rrëfeu dhe për atë që bëri vetëm 6 muaj pas vdekjes së vëllait të saj. Ajo tha se dhimbja është shumë e madhe dhe tani nuk e dëgjon dhe nuk e këndon më atë këngë.” Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë. Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi. Doja ta bëja këtë këngë, sepse më dukej sikur ai e dëgjonte atje dhe do kënaqej shumë. Me shumë stërmundime kam kënduar, me shumë stërmundime kam bërë klipin. Ai ka humbur jetën kur ishte 55 vjeç dhe unë kam jetuar vitet më të lumtura dhe më të bukura kur ai ishte gjallë”, u shpreh Maja.



















