Për Eduart Gushin dhe familjen e tij, kjo duhet të ishte një kohë gëzimi: kishin lënë mundimet e një viti të vështirë prej pandemisë dhe nga Greqia, ku ai vetë kishte jetuar për 20 vjet, ishin kthyer në vendlindje për të shijuar pushimet në Shqipëri. Itinerari ishte i thjeshtë: do të vizitonin në fillim prindërit e së shoqes në një fshat të Vlorës e nga aty do të shkonin në plazh. Gjithcka do të ishte shumë e bukur, po të mos qe për makinën me tre të rinj brenda, Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, që i preu jetën në mes. Tre shkaktarët janë të plagosur, por vetë mbijetuan. Ata që nuk do të hapin më sytë, janë pjesëtarët e një familjeje normale të cilët nuk bënë asnjë shkelje. Së fundi, kanë dalë dhe foto të Eduartit dhe vajzave të tij, që tregojnë një familje të lumtur, e cila nuk e merionte këtë fatkeqësi.



















