KreuCelebrity

Shkaktoi aksidentin ku u shua një familje me katër anëtarë, policia arreston 22 vjecarin!

Shkaktoi aksidentin ku u shua një familje me katër anëtarë,

Tragjedia e mëngjesit të sotëm, e ka një fajtor. Policia ka vënë në pranga 22 vjecarin me iniciale I.M, banues në Tiranë, i cili goditi nga pas me automjetin e tij luksoz tip “Audi” makinën “Toyota” ku po udhëtonin Eduart Gushi, 44 vjeç e shoqja, Silvana Gushi dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin Fier-Vlorë. Mendohet se nga shpejtësia e madhe, 22 vjecari ka humbur kontrollin e mjetit. Një shpërfillje e rregullave të qarkullimit nga ana e tij i kushtoi jetën një familjeje të tërë. Policia po zhvillon hetime të kujdesshme për ta zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes, edhe pse të dhënat paraprake dëshmojnë qartë se mbi kë rëndon faji.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF