Kate Middleton do ta shoqërojë princ Williamin në inagurimin e statujës së Dianës. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja “Daily Mirror”. Një skenë të cilën e presim me padurim pothuasje të gjithë britanikët, të cilët shpresojnë në një afrim të Harry-t dhe Williamit.
Megjithëse nuk është parashikuar ende ndonjë takim i dy vëllezërve para ceremonisë, shumica e njerëzve shpresojnë të rishkojnë skenën pas varrimit të princit Filip, dhe gjestin fisnik dhe shumë të vlerësuar të Kate Middleton, e cila megjthëse ishte në mes të princërve, në një moment i la të qëndrojnë dhe të ecnin përkrahë njëri – tjetrit ndonëse në heshtje. Të dy vëllezërit gjithmone kanë qenë të ndryshëm nga njëri- tjetri. Si nga ana e karakterit, mënyrës së jetesës dhe prospektivat e jetës. Dhe pas ardhjes së Kate-tit. S’mund të mos harrohet gjesti i Harry-t, që për ta bërë të lumtur kunatën shkëmbeu zafirin e fejesës së Dianës, me një orë që i kishte rënë Williamit në pasuri. “Është motra e madhe që nuk e kam patur kurë.” Deklaronte Harry në 2017, para se Meghan Markle të hynte në jetën e tij. Sot më shumë se kurrë roli i Kate Middleton si emisare e paqes midis dy princërve është thelbësor.



















