Nëna e Caroline Crouch, 20-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj, ka kërkuar kujdestarinë ekskluzive të mbesës, Lydia për ta marrë atë në ishull e Alossinos.
Dy familjet janë duke biseduar këto ditë për kujdestarinë e foshnjës së vogël, dhe nëna e të ndjerës këmbëngul që të marrë kujdestarinë pasi sipas saj në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit, kurse në Alossinos vajza që humbi nënën e saj.
Avokati i familjes së Caroline Crouch thotë se familjet po bisedonin deri natën e kaluar dhe nga diskutimet duket se do të arrijnë një marrëveshje.



















