KreuCelebrity

Susan Sarandon dhe Geena Davis rikrijojnë puthjen e 30 viteve më pare!

Kanë kaluar 30 vjet nga filmi “Thelma dhe Liuse” dhe dy protagonistet e filmit ikonik rikthehen për të qenë dhe njëherë protagoniste të skenave të famshme të filmit. Filmi “Thelma dhe Luise” i regjizorit Ridley Scott, i cili festoi 30 vjetorin e tij në një eveniment organizuar në Greek Theatre të Los Angelos, është një nga filmat më të vlerësuar të autorit dhe që ka rezistuar në kohë. Filmi u shfaq në 24 maj të 1991 dhe fitoi Oskarin për skenarin më të mirë dhe një nominim për regjizorin Scott. Është një nga filmat simbol të lëvizjes feministe, duke propozuar në linja të qarta dhe të forta nevojën për pavarësi të gruas, luftën kundër çdo lloj dhune dhe mundësinë për të qenë të plotësisht të lira. “Mendoja se do bëheshin shumë filma të tjerë me gratë, me gratë në aksion, por me kalimin e kohës pashë që nuk po ndodhte një gjë e tillë” – u shpreh aktorja Geena Davis gjatë aktivitetit. Të dyja divat e kinematografisë kanë pozuar në makinën e famshme të filmit duke risjellë skenat e 30 viteve më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF