Aktori 47 vjeçar Brian Austin Green ka festuar “Ditën e baballarëve” së bashku me fëmijët e tij. Aktori ka ndarë në rrjetin e Instagramit një foto të rrallë ku shfaqet me fëmijët e tij në pishinë. “Gëzuar të gjithëve festën e baballarëve”! Faleminderit, zemrat e mia për këtë foto kaq të bukur”. – ka shkruar aktori në krah të fotos së publikuar.
Aktori ka 4 djem, një djalë me ish- yllin e serialit Beverly Hills Vanessa Marcil, dhe tre me aktoren e njohur Megan Fox, e cila e braktisi per nje kengetar shume me te ri ne moshe.
E dashura aktuale e aktorit Sharna Burgess gjatë një interviste është shprehur se ndjehet shumë krenare për pjekurinë dhe maturinë e partnerit të saj me marrëdhënien që kanë vendosur Brian dhe Megan në lidhje me rritjen dhe kujdestarinë e fëmijëve.



















