33 vjecari Babis Anagnostopulos e ka pohuar tashmë se nuk kishte asnjë grabitje të dhunshme dhe se bashkeshorten e tij 20 vjecare, Caroline Crouch e kishte vrarë ai vetë duke e mbytur me jastëk. Piloti që tronditi Greqinë e jo vetëm, u përpoq ta fshihte krimin dhe ia doli ta sillte rrotull policinë dhe të gjithë opinionin publik për një muaj, me pretendimet e tij të rreme se tre grabites i kishin hyrë në shtëpi, i kishin lidhur dhe kishin vrfarë gruan e tij në sy të vajzës 11 muajshe. Ai madje u përlot përpara kamerave pas ngjarjes së rëndë, ndërsa katër ditë pas vdekjes së Caroline, kishte postuar në rrjetet sociale një mesazh prekës, ku shkruante” Bashkë përgjithmonë”, në krah të fotos së tyre së martesës.
