KreuCelebrity

Amaneti i fundit i Ergi Dinit; familja publikon këngën e shkruar vetëm pak kohë para ndarjes nga jeta!

Rreth pesë vite pas ndarjes së parakoshme nga jeta të këngëtarit Ergi Dini, familja gjeti forcën për të  publikuar këngën e fundit që Ergi realizoi. Një këngë e shkruar dhe kompozuar nga ai ka qenë ‘amaneti’ i fundit nga artisti 22 vjeçar, këngë të cilën familja e publikoi ditën e djeshme.

“ E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donit të dëgjonit diçka të re nga AI!“,- shkruan e motra Barbana Dini në një postim në instagram.

Sakaq i ftuar në programin “Rudina” këtë të mërkurë babai i Ergit u shpreh i përlotur se e ka ndjerë si detyrim ndaj tij që të çonte  në fund punët e nisura nga i biri.

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër. 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne, e kujtohet. Qe një djalë i shkëlqyeshëm, prandaj edhe kujtohet”; u shpreh zoti Dashamir Dini

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF