Që prej vitit 2020 ish- bashkëshortja e multimiliarderit Jeff Bezos ka dhënë në bamirësi rreth 6 miliardë dollarë, 500 shoqatave dhe orgazitave të ndryshme. Por kësaj radhe bëhet fjalë për shumën e 2.74 miliardë dollarëve të cilat MacKenzie Scott së bashku me bashkëshortin aktual Dan Jewett u kanë shpërndarë 286 shoqatave dhe organizatave jo qeveritare të impenjuara në art dhe kauzës të nxehtë dhe të mprehtë sociale siç është diskriminimi racor. Pas divorcit të bujshëm MacKenzie Scott zotëron 4% të aksioneve të gjigandit Amazon.
“Të gjithë personat që janë të impenjuar në luftën kundër çdo lloji diskriminimi janë ata që duhet të jenë në qendër të vëmendjes, për luftrat dhe betejat që po ndryshojnë botën.“- Ka thënë ajo në momentin e anunçimit të bamirësisë. MacKenzie ka pretenduar se kjo e saja nuk është një filantropi tradicionale, duke u shprehur se ka besim te njerëzit dhe shoqatat që ata përfaqësojnë se do të menaxhojnë në vendin e saj fondet e dhëna nga ajo për këto kauza.



















