Meryl Streep shkëlqeu si Miranda Priestly tek “Djalli vishet me Prada”, por për aktoren tre herë fituese të cmimit Oskar, ajo nuk paska qenë një eksperiencë e lehtë. Ylli hollivudian, sot 71 vjec, ka folur për herë të parë rreth asaj cfarë përjetoi në sheshxhirim në 2006-tën, teksa së bashku me yjet e tjera të filmit Anne Hathaëay, Emily Blunt dhe Stanley Tucci kremtuan 15 vjetorin e tij.
“Ishte e tmerrshme! Ndihesha e ngecur dhe e vetmuar në guaskën time. Ndihesha e depresionuar. I dëgjoja të gjithë duke u shkrirë së qeshuri. Unë ndihesha kaq e dëshpëruar, sa për një moment mendova me vete: Epo, ky është çmimi që paguan për të qenë shef!”, tha aktorja. Në fakt, performance e saj u vlerësua aq shumë sa i solli një Golden Globe dhe një Oscar, por atë vetë ndërkohë e coi në prag depresioni, pasi duhet të vihej në rolin e një shefeje të ashpër e të vrazhdë rreth saj, në një kohë kur Meryl vetë nuk ështe aspak një tip i tillë.