
Një cerek shekulli në ekran, duke përcjellë lajmin por jo vetëm; duke analizuar, duke shpjeguar, duke kërkuar të vërtetën përtej asaj që shihet e aty ku jo të gjithë shkojnë, Ilva Tare u kthye në njërën prej figurave më të njohura e më të vlerësuara nga publiku shqiptar. Rrugëtimin e fundit e pati me Euronews Albania, ku la gjurmën e saj ashtu si në cdo vend tjetër ku ka punuar, gjithmonë me këmbëngulje dhe përkushtim. Themi të fundit tani për tani, sepse Ilva sic njoftoi vetë përmes Instagramit, ka vendosur ta lërë Shqipërinë, me sa dimë ne, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të nisë një jetë të re me familjen e saj. “Në këto 25 vite kam pasur privilegjin që ekranin ta quaja shtëpinë time. Ju keni qenë aleati im në përballjet e vështira me realitetin dhe mentalitetin. Publiku ka qenë edhe kritiku dhe vlerësuesi im më i mirë. Veçanërisht, vajza të reja që sot janë nëna që kanë dashur të japin lajme dhe të kishin zërin dhe forcën time në publik. Edhe nëna e baballarë që projektonin tek unë dëshirën për të qenë përcjellësja e zërit të tyre. I falenderoj për çdo inkurajim që më ka motivuar përballë pengesave dhe nuk kanë qenë të pakta. E kam zemrën plot me mirënjohje edhe për të gjithë bashkëudhëtarët, me të cilët kemi punuar për të bërë me të mirën për një gazetari cilësore. Kam punuar dhe mësuar shumë në këto vite të mbushura me ngjarje historike, por mbi të gjitha jam përpjekur të jem në anën e drejtë të zhvillimeve dhe të së vërtetës që unë kam ditur. Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tone. Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime.Iki e emocionuar, me urimet më të mira për të gjithë ju, ashtu siç ju më keni bekuar me urimet tuaja në këto vite sfidues, por edhe përmbushës. Më e mira është përpara nesh. Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euroneës Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë. Faleminderit me zemër!”, ka shkruar.
Një ndër reagimet e para ishte ai i mikeshës së vet, Anjeza Maja. “ Ilva tare, do më mungoje energjia jote ne Tiranë dhe ne çdo dite ku ti e gjeje nje arsye qe te jetonim me mire”, ka shkruar moderatorja.