KreuCelebrity

Jo më Kate Middleton; të gjithë po flasin për fustanin e kuq të gruas së  kryeministrit anglez!

Me stilin e saj, gruaja e re e kryeministrit bitanik Boris Johnson, Carrie ka nisur të rrëmbejë ngadalë vëmendjen. Në takimin e bashkëshortit me presidentin amerikan Joe Biden dhe gruan e tij, Jill, Carrie u shfaq me një fustan të mrekullueshëm të kuq, për të cilin shumë shpejt nisën të flasin të gjithë.

Fustani i saj elegant nga LK Bennett ka kushtuar 325 paundë. Ajo po kështu kishte një make up tepër natyral dhe të thjeshtë, por sërish dukej si një kukullë e vertetë! Fustani ishte i myllur në fyt, me kopsa të kuqe në formë perlash dhe mëngë të fryra. L.K. Bennett është marka e preferuar e Kate Middleton, por së fundi edhe Carrie është parë me mjaft veshje të kësaj firme.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF