
Edhe pse mund të duket e vështirë për t`u besuar, është një ngjarje e ndodhur në Tiranë. Një vajzë e identifikuar vetëm si E., sot student, rrëfeu historinë e saj tronditëse. Në moshën 17 vjecare u fejua me mblesëri me K.P. Fejesa u krye vetëm 10 ditë pas njohjes së tyre, dhe u kthye në një ferr për E., asokohe adoleshente. Sot, K.P. është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 vite burgim, për akuzën e “marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, të moshës 14-18 vjec” dhe pret verdiktin e Apelit. E, ka rrëfyer se K.P, është ish i fejuari i saj. Ajo shpjegon se më te u njoh përmes djalit të hallës dhe fillimisht u takuan në një qendër tregftare në periferi të Tiranës. “Mbaj mend se ka qenë data 7 apo 8 mars 2019. Jemi takuar atje, unë me prindërit dhe K me prindërit e tij. Me lejen e prindërve të mi, unë kam dalë me K dhe familjen e tij. Pasi pimë kafe, të gjithë se bashku, prindërit i thanë Kt që shkoi e bëji një grafi për këmbët, sepse atyre ju dukesha se po caloja. Pasi shkuam në spital dhe bëmë grafinë, kam dëgjuar doktorin duke iu thënë prindërve se nuk ka probleme. Pas kësaj me dërguan në shtëpi”, thotë vajza. Në ditën e fejesës, e priste tmerri. ”Bëmë fejesën e cila zgjati 2 – 3 orë. Pasi ikën njerëzit e mi më lanë tek shtëpia e Kt, me qëllim që unë të njihesha akoma me djalin, duke qenë se njohja ishte me shkesë. Pasi ikën të gjithë njerëzit K, me kërkoi që të shkonim në kat të dytë të banesës. Ai bëri dush, unë shkova të laja flokët, se kisha gjithë ditën e rregulluar nga fejesa dhe doja të rreguillohesha. K më kërkoi të shkonim te dhoma e tij. Ai këmbëngul;te të kryenim marrëdhënie seksuale, se kështi kërkonte familja e tij, për të parë nëse isha ose jo e ndershme. Unë i thoja që kisha shkuar që të njihesha me të dhe familjen e tij vetëm, kaq. Ai me kërcënoi se nëse nuk kryeja marrëdhënie me të, do të më kthente në familjen time. Unë vazhdimisht i thoja që nuk kam patur asnjë tjetër para tij. ai vazhdonte me të njëjtat fjalë. Ai më thoshte të vishja një fustan të nënës së tij dhe unë nuk pranoja. Pastaj duke pasur frikë pranova ta vishja fustanin e nënës së tij. Ai më hoqi fustanin e mbathjet me forcë. Unë fillova të bërtisja. Ai nuk ndaloi. Pata dhimbje. Pasi mbaroi ai më thoshte: je e pandershme”, rrëfeu vajza para trupit gjykues. E mitura tregon se familjarët e tij e ofenduan dhe i thënë “je vajzës rrugësh, je imorale”. “Ju thoja se jam e ndershme, e pastër dhe nuk kam pasur asnjë lidhje me djem të tjerë. Ata me nxorën jashtë dhe me lanë të makina e K”, vijon më tej e dëmtuara e cituar nga Balkanëeb. Vajza insistoi që të bënte analiza mjekësore, që të vërtetonte se ishte e virgjër Ekspertët e Mjekësisë Ligjore, kanë konfirmuar se e mitura është zhvirgjëruar me dhune.