Regjisori Taika Waititi ka folur për herë të parë për fotografitë që u bënë virale në të cilat shfaqej me të dashurën e përfolur, Rita Ora dhe aktoren Tessa Thompson. Fituesi i çmimit “Oscar” së fundi ka përfunduar xhirimet për filmin e tij të ardhshëm “Thor: Love and Thunder” në Sidnej. Ai foli për “Sydney Morning Herald” dhe iu përgjigj pyetjes së gazetarit nëse titujt kryesorë të tabloideve ndikuan tek ai. “Në të vërtetë jo, “ u shpreh Waititi. “Mendoj se në botën e internetit, gjithçka zhduket shumë shpejt. Dhe gjithashtu,” a është kaq e madhe kjo gjë? ” Jo, jo në të vërtetë. Nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, shtoi ai. Fotografitë e Waititi duke puthur Orën, të dashurën e tij të përfolur dhe aktoren e Thor, Tessa Thompson u bënë virale në rrjete sociale këtë muaj. Përdoruesit Twitter spekuluan se yjet mund të jenë në një lidhje treshe, por e gjitha mund të ketë qenë edhe thjesht një shaka për të ngacmuar paparacët.
