KreuCelebrity

Çfarë nuk pëlqen Miriam Cani te partneri? Përgjigjet Alban Skënderaj!

Mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar këngëtari i dashur Alban Skënderaj. Këngëtari ishte i ftuari special dhe i vetëm i finales së sezonit të katërt të programit.

Ai u intervistua nga piterpanistat e vegjël, ku zbuloi më shumë rreth jetës personale dhe profesionale. Mes të tjerash ai tregoi se çfarë partnerja e tij Miriam Cani nuk pëlqen tek ai.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF