Argjira dhe Graciano janë çifti më i ri i showbizit dhe më të përfolur të momentit. Ata kanë folur për herë të parë për historinë e dashurisë që ata po përjetojnë.
“Unë dhe Graciano kemi qenë shokë shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha unë në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se sa dy miq”, tregoi Argjira.
Ndërsa Graciano zbuloi se që në momentin e parë që e pa Argjirën ishte i bindur se ajo të ishte e tij. “Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do të jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do eci. Pastaj thashë kjo është dashuria e vërtetë t’i do luftosh, bëra hilet e mia derisa erdhi këtu ku erdhi”, tha Graciano.
Ata zbuluan se Argjira ishte ajo që dëshironte ta mbante lidhjen larg vëmendjes së publikut, ndërkohë Graciano u shpreh se pas lidhjes me të i ka ndryshuar jeta.
Ndërsa për planet e dasmës, ata thanë se kanë diskutuar me njëri-tjetrin, por nuk e kanë më shumë dëshirë. “Ne nuk kemi ndonjë fis të madh të bëjmë dasmë të madhe. Gjira nuk i ka qejf këto gjëra dhe shyqyr se më ka kursyer ca lekë me këtë rast. Jemi shumë rehat, nëse do vij do vij natyrshëm dhe më shumë për të mbledhur miqtë”, u shpreh Graciano.






Lori Hoxha na prezanton vëllain e vetëm!






Horoskopi ditor, e shtunë 5 qershor 2021







