KreuCelebrity

Për të parën herë në 228 vjet, muzeu i Luvrit drejtohet nga një grua!!

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: 54-vjeçarja Laurence des Cars. Laurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d’Orsay dhe Musée de l’Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron, thotë DW.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë. Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”. Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF