KreuCelebrity

Liam Payne zbulon raportet që ka me ish-shokun e grupit One Direction, Harry Styles!

Liam Payne zbuloi se ai kohët e fundit ka folur me ish-shokun e tij të grupit One Direction Harry Styles gjatë një dalje live në Instagram.

27-vjeçari bëri një pushim ndërkohë qe po fliste në lidhje me interesat e tij të ardhshëm si sipërmarrës në mënyrë që t’i përgjigjej një pyetjeje nga një fanse nëse ai dhe këngëtari i Watermelon Sugar ishin akoma në kontakt.

Krijuesi i hiteve me entuziazëm iu përgjigj pyetjes dhe vuri në dukje se ai dhe kantautori 27-vjeçar Harry, kishin folur kohët e fundit dhe se ai e vlerësonte shumë telefonatën.

“Po, unë fola me Harry-n, dhe ishte me të vërtetë një bisedë e këndshme. Unë kam shumë dashuri për të. Ai është me të vërtetë i shkëlqyeshëm”, u shpreh Payne.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF