KreuCelebrity

Aktori i famshëm do të jetë pjesë e “John Wick 4”!

Donnie Yen ka vendosur të bashkohet me kastin e “John Wick 4”, ku aktor kryesor është Keanu Reeves. Donnie Yen do të luajë rolin e mikut të John Wick.

Aktori 57-vjeçar do të portretizojë një mik të karakterit Wick të Reeves në filmin e Lionsgate. “Ne jemi shumë me fat që Donnie Yen do t’i bashkohet këtij ekskluziviteti,”  tha drejtori Chad Stahelski.  “Unë jam duke pritur të punoj me të në këtë rol të ri emocionues.”

Prodhuesi Basil Iwanyk tha se Donnie Yen do të sjellë një energji të gjallë dhe të fuqishme në këtë bashkëpunim. “Ne ishim të vendosur ta sillnim atë në bordin e John Wick 4 dhe jemi të entuziazmuar për mundësinë që të kemi një talent kaq të madh për të bashkëpunuar me Keanu.”

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF