KreuCelebrity

E shoqja i pret flokët, Robbie Williams nuk njihet më!

Robbie Williams është shfaqur së fundi me një tjetër look, duke befasuar fansat. E shoqja, Ayda Field i ka qethur kokën yllit 47 vjecar dhe nuk pati “asnjë pikë mëshire për të”. Ndjekësit ishin thuajse në një mendje për rezultatin. “Dukesh më i ri”, thoshte një prej tyre. “ Je rinuar me disa vjet”, vazhdonte një tjetër dhe një i tretë, sërish i bënte qejfin: “Dukesh për mrekulli”!

Ndryshimi i pamjes së këngëtarit erdhi pasi shoku i tij i grupit muzikor, take That, Gary Barlow la të kuptohet se duan të nisin sërish turnetë. “Mezi presim të rikthehemi dhe të bëjmë sërish dicka të mirë”, është shprehur ai.