Më 1 korrik do të mbahet një event në nder të princeshës Diana, me rastin e 60-vjetorit të saj të lindjes.
Sipas burimeve Princ Harry nuk do të marrë pjesë në këtë event, shkak mendohet të jetë shtatzënia e Meghan Markle, e cila pritet të lindë në dy javët e ardhshme.
“Mua më është thënë se Meghan dhe Harry kanë shumë dëshirë të jenë atje, William dhe Kate do të jenë padyshim. Por nuk dihet nëse Harry do të mundet të fluturojë andej, sepse vajza do të lindë këtë verë, ndoshta dy javët e ardhshme”, ka thënë një ekspert i familjes mbretërore.
Kujtojmë që ishte ceremonia mortore e gjyshit të tij Princ Philip e ktheu Princ Harry në Mbretërinë e Bashkuar, që prej largimit të tij bashkë me bashkëshorten Meghan Markle.