KreuCelebrity

Rrëfimi i rrallë i Besit: “ I lashe Xhensilës roje te shkolla”!

Lidhja e Xhensilës me Besin qenka e hershme, që në kohët kur ajo ndiqte “Liceun Artistik”. Në një intervistë të dhënë për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besirrëfeu për të parën sesi në fillim e kishte takuar Xhensilën me të ëmën, dhe bëri cmos t`i gjente numrin e telefonit.  Më pas tregoi sesi në fillim të  lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori. Ndër të tjera Besi tregoi se si gjithë çiftet e tjera dhe ai me Xhensilën kanë pasur kriza apo debate të forta, por në fund lidhja e tyre ka qëndruar gjithmonë e fortë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF