KreuCelebrity

Arbenita, ankesa për spitalin ku solli në jetë vajzën: “E pabarabartë me nënat e tjera”!

Duke shkaktuar jo pak habi ( për shkak se ajo e kishte mbajtur të fshehtë shtatzaninë për një kohë të gjatë), Arbenita dhe Fero u bënë në muajin prill prindër për herë të parë. Jetën, dyshes ua zbukuroi vogëlushja e tyre, Nina. Nina erdhi në jetë në një spital në Gjermani, ku cifti jeton prej kohësh. Por Arbenita, së fundi ka shfaqur hapur pakënaqësinë e saj me spitalin në fjalë, i cili në një ëebsite të tijin p;ublikon fotot e fëmijëve të lindur atje, por ajo e Ninës, nuk gjendet gjëkundi. “Spitali ku linda në Gjermani nuk e postuan kurrë vogëlushen time në faqen e tyre, ashtu siç kanë bërë gjithmonë me çdo fëmijë që ka lindur atje. Nuk them se po vdes që ata ta bëjnë këtë gjë për mua. Por më duket mosrespekt dhe e pasjellshme nga ana e tyre. Kjo më bën të ndihem e pabarabartë me nënat e tjera që kanë lindur atje. Dhe vogëlushja ime nuk vlen më pak se bebat e tjerë që kanë lindur atje. Ps vajza ime ka lindur në 24 prill”, shkruan modelja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF