Princi Harry dhe Meghan Markle njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë në ditën e Shën Valentinit pasi Dukesha e Sussex tha se ajo pësoi një abort verë të kaluar.
Janë të shumta thashethemet që po qarkullojnë se Dukesha e Sussex tashmë e ka lindur fshehurazi vajzën. Dukesha u pa duke hyrë në Spitalin e famshëm Cottage të Santa Barbara më 22 prill, dhe me sa duket askush nuk e ka parë kurrë që ajo të largohet nga aty. Për më tepër, artikulli New Idea, i botuar kur Meghan u pa duke hyrë në spital, e përshkroi dukeshën si “shumë shtatzënë”, duke shtuar se ajo ishte gati të lindte në çdo kohë.
Meghan tha se do të lindte në verë, por sipas shumë personave, data ishte më afër sesa ishte deklaruar. Sipas Daily Beast, afati i fundit për Meghan ishte deri në fund të majit, dhe kështu ka të ngjarë që dukesha të ketë lindur tashmë.
Disa ditë më parë një video filloi të qarkullonte në Instagram në të cilën Meghan (pa bark) dhe Archie shihen duke luajtur së bashku në plazh.