KreuCelebrity

Kate Middleton bën gjestin e ëmbël për fansen e vogël të sëmurë me kancer!

Siç e dimë, stili i Kate Middleton është studiuar me shumë kujdes, jo vetëm në estetikën e tij, por shpesh rrobat që ajo ka për qëllim të duan të komunikojnë diçka, apo siç ndodhi një ditë më parë për të bërë të lumtur një fanse të vogël të Dukeshës. Dje (më 26 Maj)  Kate Middleton, e angazhuar në një turne të ri zyrtar me burrin e saj William, veshi një fustan rozë prej princeshe për të përmbushur ëndrrën Mila Sneddon, një vajzë pesë-vjeçare që vuan nga kanceri.

Dukesha e Kembrixhit ishte njohur për herë të parë me historinë e Mila  disa muaj më parë si pjesë e Hold Still: ‘A Portrait of Our Nation’, projekti fotografik i botuar nga Galeria Kombëtare e Portreteve që përmban 100 portrete të marra nga njerëz të zakonshëm gjatë pandemisë, të gjitha të zgjedhura nga një juri e udhëhequr nga Kate. Mila ishte në një nga këto shkrepje, e fotografuar duke u puthur me babanë e saj Scott përmes një xhami në dritare. Vajza e vogël ishte atëherë në spital për t’iu nënshtruar kimioterapisë.

E prekur nga imazhi, Kate kishte realizuar një videocall me Mila dhe gjatë bisedës vajza e vogël e kishte pyetur pse nuk kishte veshur një fustan princeshe, duke zbuluar se ajo e donte shumë rozën. Kështu që Dukesha i premtoi asaj që për ditën e takimit të tyre do të zgjidhte një pamje rozë përrallore. Takimi u organizua në Holyrood Palace, ku Mila ishte e ftuar me familjen e saj për çaj.

Siç kishte premtuar Dukesha e Kembrixh u paraqit në takimin me fansen e saj të vogël, e veshur fiks si një princeshë me fustan ngjyrë rozë. Edhe mysafirja e veçantë e Kate ishte veshur po ashtu me një fustan ngjyrë rozë të cilin Middleton ja komplimentoi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF