Kanë përfunduar dy netët gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2021” dhe të gjithë janë në pritje të finales së madhe, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës më 29 maj.
Teksa vendos të marrësh pjesë në një festival, përveçse duhet të kesh një këngë e mirë, duhet të kujdesesh për të realizuar një performancë të shkëlqyer dhe të menduar në detaje. Përzgjedhja e veshjes është një element kyç për të qenë fantastike, dhe për t’i dhënë këngës një tjetër vlerë.
Ndërkohë që këngët janë dëgjuar më herët gjatë prezantimit, vëmendja më e madhe në netët finale të Këngës Magjike është sigurisht të përzgjedhja që artistet bëjnë për paraqitjen e tyre.
Po çfarë veshën këngëtaret në dy netët gjysmëfinale të “Këngës Magjike 2021”? Kemi përzgjedhur për ju disa nga artistet pjesëmarrëse si, Soni Malaj, Semi Jaupaj, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Fifi, Krusita, Gerta Mahmutaj, dhe bashkëprezantuesen e festivalit Marsela Çibukaj..