KreuCelebrity

Anxhela Peristeri i paska mbuluar vetë shpenzimet e pjesëmarrjes në Eurovision!

Anxhela Peristeri na bëri të gjithëve krenarë me performancën e shkëlqyer që mbajti në Eurovision. Në natën e dytë të gjysmëfinales ajo u kualifikua e para për në finalen e madhe, në të cilën më pas u rendit e 21-ta.

Së fundmi tekstshkruesi i këngës Olti Curri ka dhënë një intervistë, ku zbuluam detaje të reja nga prapaskenat e pjesëmarrjes së këngëtares në Eurovision. Olti tha se të gjitha shpenzimet e festivalit Anxhela i mbuloi vetë, jo vetëm për faktin se festivali i RTSH-së e kishte buxhetin e kufizuar por sepse Anxhela kishte dëshirë vetë.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar vetë. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha, artistja që kuroi performancën skenike, u dashurua me performancën e Anxhelës. Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF