Ben Affleck duhet të mbajë ritmin me fanatike të fitnessit si cështë Jennifer Lopez, e të dy së fundi u panë bashkë në palestër. Aktori 48 vjecar ishte bërë nostalgjik. Në dorë, ai mbante orën e vjetër të argjendit që ajo i pati dhuruar në 2002-shin, kur filluan të frekuentoheshin për herë të parë.
Burime pranë tyre thanë se Ben dhe Jennifer dukeshin “cmendurisht të dashuruar gjatë seancës në palestër, ku gjithë kohës ngacmoheshin me njëri-tjetrin e kishin shkëmbyer edhe puthje”.
Një tjetër burim thotë se “Jennifer ndihet shumë mirë. Ajo është e lumtur dhe mjaft e entuziasmuar për të ardhmen. Aktualisht janë duke planifikuar të kalojnë sa më shumë kohë bashkë, edhe pse ende ka diskutime për ta bërë publike këtë lidhje”.



















