Duket se ka pasur një “luftë” të vërtetë për prezantimin e “Big Brother VIP”. Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë radhë u përfolën dhe emra të tjerë si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj. Megjithatë konkurentja e saj më e fortë duket se ishte Luana Vjollca.
”Panorama” thotë se pikërisht kësaj të fundi ti është besuar drejtimi i spektaklit. Ajo përpara pak kohësh postoi dhe një foto ku shkruante: “Luana po të vëzhgon”. E ndërsa një konfirmim zyrtar nuk ka ende, Arbana i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi qëi thotë: “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”. “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”, ka shkruar moderatorja.



















