Përpara pak ditësh, DASH shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin, Sali Berisha persona “non grata”, cka i mohon atyre të drejtën të shkelin në tokën amerikane. Ish kreu i PD-së njoftoi nga ana e tij se do të nrehjë padi Padi për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit Blinken. E fejuara e Shkëlzen Berishës, Armina Mevlani nuk i shpëtoi kureshtjes që rrethoi këtë lajm. E pyetur në rrjetet sociale nga ndjekësit, ajo dha një përgjigjë mjaft të kujdesshme. “Tashmë kam mësuar se për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur. Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”, ka shkruar Armina.
