Programi “Big Brother” që do të fillojë së shpejti në Top Channel ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar, të cilët janë kureshtarë të dinë më shumë detaje rreth tij. Televizioni ka zbuluar se banorët këtë herë nuk do të jenë të zakonshëm, por personazhe vip.
Të shumta kanë qenë lajmet që kanë qarkulluar dhe është zbuluar se moderimi i është besuar Arbana Osmanit, e cila ende nuk ka vendosur për ofertën që i është bërë. Ndërkohë u zbulua se dy banoret e para do të jenë Tea Trifoni dhe Shqipe Hysenaj, të cilat janë bërë të njohur nga programi “Për’puthen”
Ndërkohë, detaji i fundit që ka zbuluar “Kryefjala.com” është se ky reality show do të nisë transmetimin në fillim të muajit tetor 2021.
.



















