KreuCelebrity

Rita Ora uron prindërit për 30-vjetorin e martesës, ka një mesazh prekës për ta!

Ditën e sotme, Rita Ora si rrallëherë ka publikuar në rrjetin e saj social disa fotografi të prindërve të saj, me rastin e 30-vjetorit të martesës së tyre. Prindërit e saj lanë Kosovën për një jetë më të mirë për vete dhe për fëmijët e tyre, dhe pavarësisht gjithë pengesave që hasën arritën të kenë sukses.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora përkrah fotografive të papublikuara më parë, iu dedikoi atyre edhe disa fjalë zemre, ku ndër të tjera ajo e cilëson veten me fat që i ka ata dy modele në jetën e saj.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që t’i e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar Rita përkrah fotografive.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF