Ilva Tare është një ndër ikonat e gazetarisë shqiptare, e cila gjatë gjithë karrierës së saj është spikatur për profesionalizmin e lartë që e karakterizon.
Gazetarja së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e pyet, “Kur do të ikni në Amerikë”, Ilva ka zgjedhur t’i japë një përgjigje e cila na vuri në dyshime, “Më shpejt se vonë”.
Nuk dihet nëse Ilva Tare do të shkojë për pushime apo do të shkëputet nga ekrani dhe nga drejtimi i “Euronews Albania”, na mbetet të presim njoftimin e radhës prej saj për të mësuar më shumë..
Përgjigjen gazetarja e ka shoqëruar me një fotografi shumë të bukur, ku shihet përkrah djalit të saj Thomas.



















