Pas Tunës, është Loredana Zefi ajo që habit me të njëjtin lajm: këngëtarja është bërë nënë për herë të dytë, ndërkohë që nuk e denim as që ishte shtatzënë! Në disa postime të fundit, Loredana e kishte lënë të kuptohej se e donte një fëmijë të dytë, por asnjë fjalë më shumë se kaq! Lajmin ajo e dha vetë në rrjetet sociale ku postoi foton me bebin në krahë nga shtrati i spitalit, e shumë shpejt pas saj, të njëjtën fotografi publikoi dhe Mozzik!
Edhe pse nuk e pranuan hapur, dyshja ishte përfolur shumë se janë kthyer bashkë pas ndarjes, dhe duket, fjalët që qarkulluan nuk ishin më kot! Të dy ata janë edhe prindër të një vajze tre vjece, Hana.



















