Argjira dhe Graciano kanë pranuar publikisht këtë të diel se po përjetojnë një histori të bukur dashurie.
Teksa në rubrikën “Trotuar” po diskutohej se cilët prej të ftuarve ishte beqar, dyshja u ngrit duke mos dashur të flasë rreth kësaj teme. Më pas me buzëqeshje dhe sytë që iu shkëlqenin u rikthyen dhe pranuar që mes tyre ka diçka më shumë se kolegë punë.
“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur se dinit”, tha Graciano.
Ndërkohë Manushi ngacmoi Argjirën se si ka mundësi që mes miliarda njerëzve në botë zgjodhi Gracianon si partnerin e jetës. “Po pse mo të duket zgjedhje e keqe?”, u shpreh ajo duke buzëqeshur.



















