KreuCelebrity

Princi William i paska kushtuar gjithmonë vëmendje Kate Middleton!

Një grua që ndante të njëjtin konvikt me Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit thotë se Princi William i kushtonte gjithmonë vëmendje Kate Middleton, sa herë që ajo ishte në dhomë.

Laura Warshauer, nga New Jersey, e cila u takua me çiftin në 2001 në universitetin e St. Andrews në Skoci, ku të gjithë jetonin në sallën e St. Salvator, tha se ata kishin shumë kimi me njëri-tjetrin.

“Kur uleshim në drekë në sallën e ngrënies, ata të dy do të bisedonin gjithmonë dhe ishte e mahnitshme të shihje se sa e natyrshme ishte, si kishin aq shumë për t’i thënë njëri-tjetrit”, tha ajo për People.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF