KreuCelebrity

“Vajza jonë s`do ta mbajë mend të ëmën”, vrasja e 20 vjecares në Greqi, rrënqeth i shoqi!

Vrasja e 20 vjecares Caroline Crouch në ishullin e Alonnisos, tronditi mbarë Greqinë e jo vetëm. Lajmi bëri bujë në mediat ndërkombëtare. Banda e granbitësve që hynë në shtëpinë ku ndodhek Caroline me të shoqin dhe vajzën 11 muajshe, nuk u mjaftuan vetëm që të vidhnin, por edhe e mbytën nënën e re pranë fëmijës së saj. Mendohet se ajo ka dalluar disa tipare të autorëve, të cilët ndoshta më vonë mund t` identifikonte. Funerali i 20 vjecares u zhvillua se fundi. Bashkëshorti i saj, piloti Charalambos Anagnostopoulos ishte aty me vajzë, Lydia në krahë. ‘Unë jam shumë me fat që e njoha Caroline dhe që ajo më donte. Jam  shumë me fat për të gjitha momentet që ndamë. Një gjë që më trishton edhe më shumë se vdekja e saj është fakti që vajza jonë do të rritet pa kujtuar nënën e saj të bukur që ishte gëzimi i jetës sime. Por përmes vajzës së saj, Caroline do të jetë gjithmonë me mua dhe me të gjithë ne. Të dashurit tanë janë njerëzit më të rëndësishëm për të gjithë ne”, tha ai mes dëshpërimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF