KreuCelebrity

Tryeza “gjigande”, dalin fotot nga festa e ditëlindjes së Arbanës dhe Eduartit!

Ditëlindjen e kanë të dy në 7 maj, por festa për Arbanën që mbushi 38 vjec dhe Eduartin 34, shkon një javë! Dyshja e kaloi ditën e vecantë për të dy ata në Milano të Italisë, ku Arbana u shfaq e lumtur në krahët e regjisorit me një tufë gjigande lulesh, dhuratë, me shumë gjasë prej tij!

Udhëtimin në Itali padyshim e shijuan pamasë, e kjo u dëshmua qartë edhe nga fotot që postuan të dy. Por kremtimi vazhdoi edhe pas kthimit në Shqipëri, këtë radhë mes miqve. “Ditëlindja vazhdon si viti i ri, një jave”, shkroi Eduarti në krah të fotove që postoi në InstaStory, ku shiheshin me stafin e “Dua të të bëj të lumtur”, dhe dukeshin njëri më i lumtur se tjetri!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF