KreuCelebrity

“Më ke ulur dhe më ke fyer”; Partnerja dhe motra e Stines paskan një marrëdhënie tejet të tensionuar!

Ato ndajnë bashkë një njeri që të dyja e duan fort, njëra vëllain e tjetra partnerin, por duket se mes dy kunatave Alida Duka dhe Grazia, motra dhe partnerja e këngëtarit Stine kanë një marrëdhënie tejet të tensionuar me njëra tjetrën.

Stine dhe Alida kanë qenë të ftuar në programin “Soiree” ku në një pyetërsor të bërë nga moderatorja Jonida Shehu dyshja u pyetën se nëse mes nuses dhe motrën ka një konflikt Stine kujt i jep të drejtë.

“Normalisht gruas”; u shpreh Stine duke qeshur, dhe duke shtuar se secila ka vendin e saj

Ndërkohë që të njëjtën pyetje Alida u përgjigj se Nesti i ka dhënë të drejtë gjithmonë mortës.

Një pyetje normale në dukje, por që shkaktoi një vrull postimesh me akuza ndaj Alidës nga ana e partneres së Stines, Grazia.

Duket se marrëdhënia mes kunatash nuk është aspak e mirë dhe se sipas partneres së Stinës, Alida ka tentuar gjithmonë ta ulë apo të mos e respektojë nusen e vëllait të saj.

Nisur nga postimet e Grazias, duket se është akumuluar një mllef i madh, zanafilla e të cilit nuk dihet. Nga ana tjetër Alida nuk ka bërë asnjë reagim në instagramin e saj lidhur me këto akuza.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF