KreuCelebrity

Studentes 23 vjeç i injektojnë gabimisht 6 doza vaksine anti-Covid, hapet menjëherë hetim!

6 doza vaksine në vend të njërës, apo një flakon të plotë të vaksinës Pfizer i injektuan gabimisht një studenteje 23 vjecare në Itali. Vajza kishte shkuar të bënte një dozë si të gjithë. Ajo u kthye në shtëpi, dhe në spital vetëm më pas e kuptuan se cfarë gabimi ishte bërë: e thirrën mbrapsht me urgjencë për ta mbajtur nën vëzhgim për 24 orë. Fatmirësisht, vajza nuk shfaqi probleme shëndetësore, përvec një dhimbjeje të fortë të kokës. Një hetim është celur sakaq nga autoritetet për të zbardhur rrethanat e gabimit, që mund të kishte pasur dhe pasoja të tjera!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF