KreuCelebrity

Statuja e re prej dylli e Arjana Grandes duket kaq e vërtetë, sa “të tremb”!

Arjana Grande është bërë me një statujë të re prej dylli në muzeun e famshëm Madana Tussauds, dhe të gjithë mendojnë se ajo duket kaq e vërtetë, sa gati të frikëson! Këngëtarja kishte dhe një statujë tjetër atje, por duket se është realizuar me mjeshtëri akoma edhe më të madhe, duke përfshirë dhe detaje të vogla si gropëzat në faqe të Arjanës!

Arjana ka korrur sukses të jashtëzakonshëm në muzikë këtë dekadën e fundit e vazhdon të thyejë rekorde, ndërsa së fundi ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness si artistja femër më e dëgjuar në Spotify brenda një jave, artistja femër më e ndjekur në Spotify, artistja femër me më shumë subscribers në YouTube, artistja me albumin më të dëgjuar brenda një jave në SHBA etj..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF