“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të dytë të lumtur”, shkruan Mbretëresha Elizabeth në profilin në Instagram të famijes mbretërore, duke postuar një foto të Megan dhe Harry me Archie të porsalindur në sallën e St. George në Kështjellën Windsor. Një foto e bërë më 8 maj 2019, dy ditë pas lindjes së Archie, kur ende nuk kishte mosmarrëveshje brenda familjes mbretërore. Një gjest i bukur nga ana e Mbretëreshës që tregon kështu se ajo i ka falur deklaratat e nipit të saj dhe gruas së tij gjatë intervistës me Oprah Winfrey? Archie i vogël, i cili është një shtetas britanik dhe amerikan që nga lindja, është i shtati në rreshtin e trashëgimisë së stërgjyshes së tij.
Ndërkohë Megan dhe Harry kanë publikuar një foto të djalit të tyre në 2-vjetorin e tij, por pa zbuluar portretin e të voglit.



















