Moderatorja e dashur për publikun Dojna Mema është shumë aktive në rrjetet sociale, një platformë të cilën e përdorë jo vetëm për të ndarë momente nga jeta e saj private dhe profesionale, por shpesh edhe për të dhënë mendimin e saj mbi tema të ndryshme. Mendim i cili është influencues për shumë fansa të saj.
Por së fundmi ajo zgjodhi të ndajë me ndjekësit një foto nga arkiva e saj, kur ka qenë vetëm 16-vjeçe. Duket një vajzë e ëmbël dhe e veshur plot stil, pothuaj nuk ka ndryshuar fare nga Dojna që në shohim sot. “Ladies ande Gents, kjo ishte faza ime 16 vjeç”, shkruan ajo përkrah fotos.