KreuCelebrity

Vajzat me fjongo; aksesori që po shohim kaq shumë tek bukuroshet shqiptare!

Me siguri ju ka rënë në sy edhe juve, teksa bëni një ‘scroll’ në instagram që aksesori më i përdorur së fundmi tek vajzat e njohura shqiptare është një fjongo e stiluar në formën e fluturës. Në ngjyra dhe madhësi të ndryshme, ky aksesor në flokët e bukurosheve tona plotëson më së miri veshjen e një përditshmërie, apo edhe atë skenike.

Fjongot apo kordelet është aksesori që sugjerohet fort për këtë sezon, për t’i dhënë paraqitjes një prekje lozonjare e vajzërore.

Elvana Gjata theu ngjyrën pink të veshjes me një fjongo të zezë në kokë, apo Almeda Abazi e cila teksa është në pritje të ëmbël, nuk mund të dukej më e bukur se kaq në foton e postuar në isnstagram teska ka kapur flokët bisht me një fjongo ngjyrë rozë.

Emra të tjerë të ekranit si Daljana Sejdiu, Xhensila Myrtezaj, Klaudia Pepa etj e kënë bërë gjithashtu pjesë të outfit-it të tyre aksesorin më ‘in’ të momentit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF