Protagonistja e “Grande Fratello Vip 2021” në Itali, Rosalinda Cannavò ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër kritikave në lidhje me trupin e saj. Nga llogaria e vet në Instagram, ajo tregoi qartë se cfarë mendon për këtë situatë.
“ Sulmet ndaj fizikut tim nuk janë thjesht grushta në fytyrë, por vetëdije se unë ja më shumë sesa një trup. Kam kile të tepërta po; ato janë kile lumturie dhe dashurie për veten”, u shpreh Rosalinda. Që kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në vend, ajo kishte folur për problemet e kaluara me ushqyerjen, duke rrëfyer se kishte vuajtur nga anoreksia. Dhe tani, duke iu përgjigjur atyre që e kanë kritikuar pse “ ka shtuar ca kile”, aktorja iu përgjigj me bindje të plotë se i pëlqen vetja dhe është në paqe me format e saj, të cilat në fakt, nuk duket të kenë asnjë problem!




