KreuCelebrity

Djali i Madonnës luan një ndeshje futbolli, ajo bashkë me partnerin 27-vjeçar tifozët më të zjarrtë

Madonna dhe Ahlamalik Williams mbështetën djalin e saj David Banda në një ndeshje futbolli në Los Angeles. Ylli i popit 62-vjeçar është fotografuar teksa ecte përkrah të dashurit të saj 27-vjeçar, ata të kapur prej dore ecnin nëpër fushë që të takonin adoleshentin, pasi e brohoritën atë.

Superylli ka shpërndarë një video në Instagram që tregon aftësitë e 15-vjeçarit David në fushë. “Ishte një lojë e fortë për Juventusin dhe Man United! Juventusi humbi! Por siç na tha Davidi teksa po largohej nga fusha: “Humbja është ajo që na bën fitues”, shkruan këngëtarja përkrah videos.

 

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Ndërkohë, nëna e Ahlamalik, Laurie, 57 vjeçe, dhe babai Drue, 60 vjeç, janë më të rinj se ikona e muzikës, por tanimë e miratojnë romancën e tyre dhe janë takuar me këngëtaren.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF