KreuCelebrity

Çfarë vajze je? Marrëdhëniet me nënën sipas shenjës së horoskopit!

Çfarë vajze je? Marrëdhëniet me nënën sipas

Muaji maj shpeshherë lidhet me figurën e nënës, dhe nuk është rastësi që në javën e dytë të tij, kremtohet “festa e saj”. Por cfarë raportesh kemi me nënat tona sipas shenjave të horoskopit?

Dashi- Të lindurit e kësaj shenje kanë shumë respekt për nënën e tyre dhe nuk reshtin që shfaquri mirënjohje ndaj saj.

Demi- Vajzat e kësaj shenje nuk janë vecanërisht problematike, por mund të hyjnë në një lloj konkurence me nënën për rolin e “mbrëtreshës” së shtëpisë

Binjakët- Vajzat e shenjës së Binjakëve mund të japin ndonjë kokëcarje ndonjëherë, por përgjithësisht nënën e konsiderojnë shoqe e u pëlqen të flasin me të

Gaforrja – për këto vajza, familja është e shenjtë dhe nën përfaqëson një model për t`u ndjekur në jetë

Luani- Raporti me nënën në këtë rast nuk është përherë i lehtë, sidomos nëse frenon egon e vajzës që përballet me pritshmëri të mëdha nga ana e prindërve, të cilët megjithatë ia vlerësojnë talentin.

Virgjëresha- një vajzë e bindur dhe e sjellshme, dhe përherë e gatshme për të kaluar kohë me të ëmën

Peshorja- Nuk mund të thuhet se nuk ka një raport të mirë me nënën, por është ndoshta më pak intensiv, ndonëse nuk ngurron t`i drejtohet për këshilla

Akrepi- këto këto vajza, mami është gjithmonë mami, pavarësisht ndonjë grindjeje apo kritike

Shigjetari – Tendenca është ajo e një raporti mjaft të ekuilibruar me nënën

Bricjapi- Edhe pse kanë një pikë të dobët për babain, figura e nënës mbetet shtylla kryesore e jetës. Ka një dashuri të madhe mes tyre.

Ujori – Janë një shpirt i lirë: nëna ka padyshim një rol të rëndësishëm në jetën e tyre, por më shumë duan ta konsiderojnë si shoqe.

Peshqit – Kanë kërkuar përherë tek figura e nënës dashurinë dhe ëmbëlsinë; e merr shpesh në telefon dhe kërkon këshilla prej saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF